Categories Lajme

Rregulli i ri amerikan për viza prek personat e varfër

Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump ka bërë publike të hënën një rregull të ri që mund t’ua pamundësojë shtetësinë amerikane qindra mijëra personave që janë shumë të varfër, transmeton agjencia e lajmeve “Reuters”

Ky rregull, që është shtyrë përpara nga ndihmësi i Trumpit për çështje të migrimit, Stephen Miller dhe do të nisë së zbatuari nga mesi i tetorit, parasheh refuzimin e aplikacioneve për viza të përkohshme apo të përhershme për personat që nuk përmbushin kriteret standarde të mirëqenies apo që marrin asistencë sociale nga shteti.

Një ndryshim i tillë do të siguronte se imigrantët mund të përballojnë vetë shpenzimet dhe “nuk varen nga burimet publike” por nga burimet tjera, duke përfshirë anëtarë të familjes, sponsorë, dhe organizata private”, është thënë në Regjistrin Federal.

Kjo mund të jetë një nga politikat më drastike të Trumpit kundër emigrimit, kanë thënë ekspertët.

Mbrojtësit e emigrimit kanë kritikuar këtë plan duke thënë se është përpjekje për të ndalur migrimim ilegal, pa bërë ndryshime në ligjin amerikan përmes Kongresit.

Rregulli i ri është bazuar në Aktin për Imigrim që daton nga viti 1882, i cili i lejon Qeverisë amerikane të refuzojë viza për secilin që ka mundësi të kthehet në “përgjegjësi publike”.

Zyrtarët amerikanë kanë futur në listën e “përgjegjësisë publike” ata aplikantë që ka mundësi të varen financiarisht nga shteti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qytetarët sfidojnë temperaturat e larta, mesazh me trëndafila të kuq edhe SPAK-ut

Qindra aktivistë dhe qytetarë janë grumbulluar sot para prokurorisë së Posaçme, aty ku u dorëzua…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentimi i autobusit në autostradë, shoferi dyshohet se pësoi arrest kardiak!

Detaje të tjera mësohen në lidhje me aksidentimin e autobusit të linjës Berat-Tiranë në autostradën…

LEXO ME SHUME