Categories Lajme

Rrëmbimi në Kamëz/ Gjendet e djegur në Durrës ‘Range Roveri’ i autorëve, asnjë gjurmë nga Jak Prenga

Policia e Tiranës vijon kërkimet për Jan Prengën, personi që u rrëmby dy ditë më parë në Kamëz. Autorët, ende të paidentifikuar pasi u konfliktuan me Prengën teksa ky i fundit po hipte në mjetin e tij, e morën me dhunë dhe e futën në makinën e tyre.

Prej andej, kamerat e sigurisë në zonë zbuluan se autorët u larguan me një mjet tip “Range Rover” me ngjyrë të bardhë. Pas verifikimeve të kryera, burime pranë policisë sqaruan se mjeti në fjalë rezultonte i denoncuar si i vjedhur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:44 minuta në rrugën “London” në Kamëz, e ndërsa mjeti i dyshuar i përdorur nga autorët është fiksuar të largohet në drejtim të Fushë-Krujës. Por vetëm pak orë më vonë, burime pranë grupit hetimor sqaruan se pikërisht ky mjet u gjet i djegur në rrethinat e Durrësit. Për policisë rrëmbimi i 49 vjeçarit me origjinë nga Puka e banues në Bathore mbetet ende një mister, pasi Jan Prenga nuk rezulton të jetë person me precedent të mëparshëm penalë.

Për të hedhur më shumë dritë për rrëmbimin e tij, efektivë të komisariatit numër 5 në Kamëz morën në pyetje edhe familjarët e tij, të cilët kanë pohuar se nuk kanë asnjë dijeni kush mund të jenë autorët, pasi nuk kanë probleme apo konflikte me njeri.

Si pistë kryesore policia ka atë të ndonjë konflikti të mëparshëm apo borxhi të pashlyer mes 49 vjeçarit dhe autorëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME