Categories Teknologji

WhatsApp tërhiqet nga vendimi që shkaktoi polemika

WhatsApp në fillimet e tij kërkonte nga përdoruesit një tarifë abonimi vjetor, por më vonë e hoqi, dhe që nga ajo kohë, aplikacioni ka qenë pa pagesë.

Kur Facebook e bleu, ishte e qartë se planifikonte të nxirrte fitime nga Whatsaapi, megjithatë nuk dihej saktësisht sesi do te ndodhte kjo. Vitin e kaluar u konfirmuan planet se do të futeshin reklama në shërbimin gjigand të mesazheve, të ngjashme me Stories në Instagram.

Por tani, nga sa raporton Wall Street Journal, Facebook-u duket ka vendosur të tërhiqet prej kësaj ideje. Kompania kishte krijuar një ekip për të parë mënyrat sesi mund të fitohen para nga aplikacioni, por ajo skuadër është shpërndarë dhe puna që kishte bërë deri tani, rezulton të jetë fshirë nga kodi i WhatsApp.

Kjo do të thotë se të paktën për momentin, Facebook nuk do të prezantojë reklama në aplikacion, por me një bazë të tillë aktive masive të përdoruesve, do të ishte e pamundur të mendohet, sipas ekspertëve, se Facebooku nuk do ta rishikojë një qasje të tillë në të ardhmen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME