Categories Lajme

Rrethrrotullimi absurd qe po merr jete njerezish (Video)

Numri i të vdekurve në aksidentin e mbrëmjes së hënë në rrethrrotullimin e Kolonjës arriti në 2. Viktimat janë dy të rinj, kushërinjtë Jorges dhe Alteo Shabani, 21 dhe 22 vjeç. Në gjendje të rëndë është Alban Doksani, 16 vjeç. Makina me të cilin ata po udhëtonin nga Fieri në drejtim të Lushnjes u përplas në gardarielat e rrethrrotullimit të Kolonjës dhe përfundoi në kanal. Policia thotë se makina ishte me shpejtësi. Por ekspertët e sigurisë rrugore ngrenë një tjetër shqetësim. Ky rrethrrotullim është i rrezikshëm, një burim i pashmangshëm aksidentesh, është jashtë kushteve teknike, pasi është i spostuar nga aksi i superstradës. Për shkak të këtij absurdi, aksidentet këtu janë të shpeshta. Gardardielat janë ende të deformuara nga aksidentet e fundit.

Policia nuk jep të dhëna zyrtare për numrin e aksidenteve të ndodhura në këtë rrethrrotullim. Por në katër muajt e fundit mësohet se të paktën 4 persona kanë humbur jetën nga aksidentet në këtë vend. Pavarësisht jetëve të humbura të njerëzve, asnjë mase nuk është marrë. Ekspertët thonë se ky rrethrrotullim është fare i panevojshëm e në vend të tij duhen një nënkalim ose mbikalim. Nga Rrogozhina në Fier, kjo superstradë ka 5 rrethrrotullime, por asnjë të spostuar nga aksi i rrugës, si ky i Kolonjës.

Por edhe për të tjerët ekspertët thonë se duhen hequr, sepse mjafton një gabim dhe rreziku për aksidente fatale është disa herë më i madh. Ky rrethrrotullim është ndërtuar në vitin 2009. Por edhe ai është bërë shkak për humbjen e jetëve të njerëzve, në 10 vjet askush nuk ka ndërhyrë për ta hequr nga harta e zezë e vendeve me rrezik të lartë për aksidente.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME