Sot rreth orës 11:30 minuta është denoncuar se në platformën e vjetër ë Stacionit policor në “Aeroportin ndërkombëtarë-Shkup”, pasi është furnizuar me derivate helikopteri i MPB-së, M 17 nga shkaqe të panjohura deri tani gjatë ngritjes është rrëzuar. Në helikopter kanë qenë 5 persona. Sipas informatave të para, një person është lënduar. ‘Alsat’ mëson se para pak çastesh në aeroportin e Shkupit është rrëzuar një helikopter. Helikopteri është i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Nuk dihet akoma nëse ka apo jo viktima nga ky aksident.
Categories
Lajme