Një studim i fundit thotë se prindërit nuk duhet të përdorin gënjeshtra të padëmshme ose të ashtuquajturat gënjeshtra të bardha në procesin e edukimit të fëmijëve të tyre, pasi kjo do të ndikojë nega*tivisht në zhvillimin psi*kolo*gjik të fëmijës. Kur prindërit gënjejnë (kërcënojnë) fëmijët e tyre se do thërrasin policin ose një shtrigë, nëse nuk rrinë urtë, në të ardhmen këta fëmijë do të gën*jejnë njerëzit e tjerë përreth tyre.
Edhe pse, për shkak të shpejtësisë së efektit, gënjeshtrat e tilla shërbejnë për të zgjidhur shpejt problemet, ajo në afat të gjatë ndikon nega*tivisht në zhvillimin e personalitetit të një fëmije.
Kur prindërit u tregojnë fëmijëve të tyre se duhet gjithmonë ta thonë të vërtetën, ndërsa në anën tjetër i gënjejnë fëmijët e tyre, atëherë shembulli i tyre ka efekt krejtësisht të kundërt, duke dërguar një mesazh të paqartë tek fëmijët.
Në këtë mënyrë nocioni i së vërtetës dhe i moralit bëhet jashtëzakonisht selektiv, dhe fëmijët mësojnë të arrijnë qëllimet në jetë përmes gënjeshtrave dhe manipulimeve.
Studimet kanë treguar se nuk duhet ti gënjejmë fëmijët nëse nuk duam që ata të gënjejnë një ditë kur të rriten, por rezultatet kanë treguar gjithashtu se fëmijët, prindërit e të cilëve shpesh kanë thënë gën*jeshtra, kanë një disfunksion më të madh psikologjik dhe shoqëror në moshën e rritur.
Studiuesit thonë se prindërit duhet të mendojnë mirë përpara se t’u thonë fëmijëve të tyre një gënjeshtër gjoja të pa dëmshme. Ata duhet të përpiqen t’u shpjegojnë atyre pse nuk duhet të bëjnë diçka ose pse mund ose nuk mund ta bëjnë atë për momentin.
