Categories Lajme

Rriten importet e karburantit, bien të cigareve në 7-mujor

Në janar të këtij viti importeve cigareve shënuan rritje jo të zakonte me 168 për qind ne krahasim me janarin 2022.

Burimet zyrtare nga doganat e arsyetuan këtë rezultat me luftën ndaj kontrabandës dhe me efektin pozitiv të fiskalizimit. Por ajo që ndodhi në muajt e mëvonshëm përmbysi jo vetëm rezultatet e janarit, por edhe vrullin e fiskalizimit dhe antikontrabandës.

Në janar-korrik 2023 importet e cigareve kanë shënuar një rënie me -4.5% në krahasim me 7-mujorin 2022. Importet e cigareve ishin në rënie sistematike nga 2015-2021. Qeveria e lidhi këtë rënie me forcimin e legjislacionit kundër duhanpirjes çka solli rënie të konsumit. Por në 2022 pati një rritje jo të zakonte të zhdoganimeve te cigareve në sasi me 11.7% edhe pse artikujt tjerë të konsumit shënuan rënie të ndjeshme të importeve si rrjedhojë e rritjes së çmimeve ne tregjet globale. Janari i vitit 2023 nisi mbarë, por importet e cigareve nisen rënien në muajt pasues.

Nga ana tjetër importet e karburanteve dhe birrës ishin në një trend të kundërt, duke shënuar rritje të importeve në 7 mujor. Në janar-korrik 2023 u importuan 343 mijë tonë karburante me rritje vjetore 10%. Burimet nga tregu pohojnë se ka përmirësim për shkak të rritjes së konsumit nga rënia e çmimeve dhe shtimit të qarkullimit nga turizmi.

Karburantet dhe cigaret janë dy mallrat kryesore që kontribuojnë në të ardhurat doganore. Në 7 mujor u arkëtuan nga zhdoganimet e naftës dhe cigareve rreth 42 miliardë lekë ose rreth 400 milionë euro.

Me rritje rezultuan edhe importet e birrës. Doganat raportuan se u zhdoganuan mbi 30 mijë tonë në 7-mujor me rritje vjetore 8.5%. Nga taksa e zhdoganimit të birrës doganat arkëtuan gjatë 7 mujorit rreth 1,7 miliardë lekë ose rreth 17 milionë euro.

Rritja e importeve të birrës ka vënë në vështirësi prodhuesit shqiptare, duke ju marrë tregun vit pas viti. Këtë vit importet e birrës në gjysmën e parë të vitit të vitit zunë 60% të konsumit të tregut. Në vitin 2022, birrat e importit zinin 51% të tregut dhe në 2015-n, rreth 40% e birrave vinte nga jashtë.

Rritja e peshës së birrës së importit është ndikuar nga humbja e konkurrueshmërisë të birrës vendase. Në periudhën janar-maj 2023 prodhimi vendas është tkurrur 16% kundrejt së njëjtës periudhë të 2022.

Fabrikat vendase pohuan se po përballen me rënie shitjesh 15 deri në 30% krahasuar me vjet. Arsyet kryesore, sipas tyre, janë që birra shqiptare ka humbur avantazhin konkurrues të çmimit nga kostot jashtëzakonisht të shtrenjta të ndikuara direkt nga dyfishimi i akcizës, lëndës së parë, karburantit./Monitor

Rriten importet e karburantit, bien të cigareve në 7-mujor

Rriten importet e karburantit, bien të cigareve në 7-mujor

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME