Categories Lajme

Shkodër\ Lypnin në mes të rrugës bashkë me fëmijët 1 dhe 5 vjeç, procedohet gjyshja dhe e ëma

Rrezikonin fëmijët duke qëndruar dhe lypur në mes të akseve rrugore, procedohen penalisht 64-vjeçarja me inicialet D.J dhe 20-vjeçarja me inicialet L.J.

Ato u konstatuan në mes të rrugës, në afërsi të urës së Bahçallëkut, teksa lypnin përkatësisht me nipin dhe me fëmijën, 5 dhe 1 vjeç.

Njoftimi i Policisë: Shkodër

Qendronin në mes të akseve rrugore, për të lypur bashkë me fëmijë 1 dhe 5 vjeç, dhe rrezikonin jetën e tyre, të fëmijëve dhe pengimin e qarkullimit, procedohen penalisht 2 shtetase.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër, gjatë patrullimeve të vazhdueshme në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, kanë konstatuar se në 2 raste, të mitur dhe foshnje, shfrytëzoheshin nga të afërm të tyre, për të lypur, dhe se duke e kryer këtë veprimtari të kundërligjshme në mes të akseve rrugore, ishin burim rreziku.

Për këto 2 raste, janë referuar materialet procedurale në Prokurori, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, për shtetaset D. J., 64 vjeçe dhe L. J., 20 vjeçe, të cilat u konstatuan në mes të rrugës, në afërsi të urës së Bahçallëkut, teksa lypnin përkatësisht me nipin dhe me fëmijën, 5 dhe 1 vjeç.

Kontrollet kundër kësaj paligjshmërie, do të vijojnë.

Policia e Shkodrës apelon për prindërit dhe qytetarët që të mos shfrytëzojnë të miturit për veprimtari ekonomike të papërshtatshme me moshën e tyre, pasi përveç se përbën një paligjshmëri të dënueshme nga Kodi Penal, ky veprim dëmton dhe shëndetin psiko-emocional të fëmijës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME