Categories Lajme

Rriten rastet e reja, ja sa humbën jetën në 24 orët e fundit

Tre qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë kësaj kohe, janë regjistruar 466 raste të reja nga 2503 testime të kryera në total. Në të gjithë vendin, aktualisht janë 6633 pacientë aktivë me COVID-19. Në spitale po marrin trajtim mjekësor 142 pacientë, prej të cilëve 14 janë në gjendje më të rënduar. Gjatë 24 orëve të fundit, janë raportuar 524 të shëruar duke e çuar numrin total të personave që kanë fituar betejën me koronavirusin në 190.902 që nga fillimi i pandemisë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë: Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 2503 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 466 qytetarë, në këto bashki: 186 në Tiranë, 33 në Fier, 25 në Shkodër, nga 20 qytetarë në Durrës, Elbasan, 18 në Lushnje, 16 në Vlorë, 14 në Kavajë, 10 në Vorë, nga 9 qytetarë në Kamëz, Tepelenë, 8 në Korçë, nga 7 qytetarë në Skrapar, Sarandë, nga 6 qytetarë në Lezhë, Patos, Përmet, Gramsh, nga 5 qytetarë në Kuçovë, Gjirokasër, Mallakastër, Krujë, Kurbin, 4 në Bulqizë, nga 3 qytetarë në Devoll, Berat, nga 2 qytetarë në Belsh, Memaliaj, Divjakë, Roskovec, Mat, Shijak, Kukës, nga 1 qytetar në Pukë, Fushë Arrëz, Has, Tropojë, Rrogozhinë, Selenicë, Himarë, Delvinë, Pogradec, Poliçan, Peqin.

Janë 6633 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 142 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 3 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetare nga Durrësi 75 vjeçe, një qytetar nga Kruja 81 vjeç, një qytetar nga Berati 85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 524 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 190,902 që nga fillimi i epidemisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 26 Shtator 2026

Dashi Ka rrezik qe dita e sotme te jete disi e tensionuar sot për ju…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Tragjedia pas shembjes së godinës në Athinë, shqiptarët motër e vëlla mes viktimave

Identifikohen personat e tragjedisë në Athinë, që u gjendën nën rrënoja në godinën që u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK aksion në Shkodër e Tiranë për arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë, një në pranga

Finalizohet operacioni policor i koduar “Muri i Lartë”. Strukturat operacionale dhe hetimore të Policisë së…

LEXO ME SHUME