Categories Lajme

Rritet numri i të rinjve shqiptarë me nervozizëm dhe ankth

Sipas anketimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në Shqipëri 17% e adoleshentëve raportojnë se ndihen nervozë, të irrituar, ose me humor të keq.

10% thonë se kanë vështirësi të flenë dhe 15% raportojnë nivel të caktuar ankthi.

Në disa raste adoleshentët dhe të rinjtë fillojnë të abuzojnë me substancat narkotike, për të mbytur dhe dominuar problematikat e shëndetit mendor, të cilat mund të jenë psikoza që fillojnë me dëgjimin e disa zërave në kokë. Pra janë disa sëmundje që fillojnë që në moshën 13-14 vjeç dhe duke qënë se ata ndihen ndryshe nga bashkëmoshatarët, kërkojnë dhe gjejnë zgjidhje tek përdorimi i substancave, duke filluar nga hashashi, kokaina, heroina dhe nënprodukte të tyre, me të cilat as ne nuk jemi njohur.

Janë abuzues të pijeve energjike dhe kafesë, që bëhen shkak për çrregullime të ankthit. Shak tjetër i shtimit të problematikave është bullizmi në shkolla, divorci i prindërve, abuzimet e ndryshme edhe ato seksuale gjithashtu.

Më shpësh po hasen psikozat tek të rinjtë, ndërsa çrregullimet e ankthit kanë qenë vazhdimisht prezente. Vetëm sot unë trajtova tre raste të rinjsh me tendenca suicidale, pra me plane për t’i bërë keq vetes”- tha për Top Channel mjekja psikiatre Valentina Asabella, njëherazi drejtuese e Qendrës së Shëndetit Mendor nr.2, Tiranë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME