Categories Lajme

Rritet sërish çmimi i naftës, një litër në tregun me pakicë do të shitet…

Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të naftës dhe benzinës, pas shtrenjtimit të tyre në bursat ndërkombëtare.

Sipas vendimit të fundit, të marrë sot, një litër naftë me pakicë do të tregtohet me 226 lekë për litër, nga 2019 lekë për litër që ishte deri tani. Vendimi do të fillojë të zbatohet nga ora 6:00 e pasdites.

Është rritur më lehtë çmimi edhe për benzinën, që do të tregtohet me 209 lekë për litër, nga 205 lekë për litër që ishte deri tani.

Çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar në 115 lekë për litër, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë.

Në bursa, një litër naftë po tregtohet me 106 dollarë për fuçi, nga rreth 100 dollarë që ishte kur Bordi mori vendimin e fundit në datën 8 prill.

Në fillim të muajit mars, çmimet e naftës në vend shënuan nivele rekord prej rreth 260 lekë për litër, ndërsa me fillimin e sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës në bursa karburanti arriti në 130 dollarë. Në javën e parë të marsit u krijua Bordi i Transparencës nga qeveria, i cili vendos periodikisht çmimet tavan të shumicës dhe pakicës, mbi të cilin tregtuesit nuk mund të operojnë.

Operatorët e tregut ankohen se me këto ndërhyrje, Bordi po nxjerr jashtë loje tregun e lirë, duke u hequr mundësinë kompanive të zbusin lëvizjet e çmimeve, që varen nga faktorë të shumë si çmimi ditor, kursin e këmbimit, duke bërë që bizneset jo vetëm të mos fitojnë, por edhe të shesin nën kosto.

Sipas Shoqatës së Shoqërive të Hidrokarbureve, deri tani janë mbyllur rreth 160 pika. Sipas tyre do të ishte më përfitim për tregun, nëse do të hiqej dorë nga fiksimi  i çmimeve  dhe të shtoheshin kontrollet për të kapur abuzimet që mund të ndodhin në treg.

Fiksimi i çmimeve nuk po u mundëson bizneseve që të manovrojnë kur në bursë mund të ketë ulje të tyre, apo të mbrohen nga rritjet. Shoqata paralajmëron se nëse do të vazhdojë kjo situatë, do të detyrohen që të ulin furnizimet, duke shkaktuar mungesa në treg.

Pritshmëritë në bursë janë për rritje të mëtejshme të çmimeve të naftës, pas mbarimit të efekteve të deklaratave të SHBA-së për përdorimin e rezervave./Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME