Ish-kryeministri Berisha është futur sot në zyrën e tij të re në selinë e PD-së, por gjatë ngjitjes së shkallëve është përballur me një incident të vogël.
Ish-kryeministri, i rikthyer në seli, u rrëzua duke u ngjitur në shkallët e katit të dytë, por në një moment vuri duart duke shmangur përplasjen në pllaka.
Pas këtij incidenti, Berisha shpërndau edhe foto nga zyra e tij e re në selinë e PD-së.
Duket se Berisha nuk ka pranuar të qëndrojë në të njejtën zyrë ku ishte ish kryetari i PD, Lulzim Basha.
Drejtoresha e Komunikimit Florjana Garo me anën e një postimi në rrjetet sociale ka shpërndarë fotot ku duket zyra e re e Sali Berishës.
“Sali Berisha në zyren e tij në selinë e Partisë Demokratike”, shkruan Floriana në postimin e saj.


