Categories Covid-19

Rritja e rasteve me Covid-19, Fico: Nuk do ngurojmë të marrim masa

Shifrat e fundit nga Ministria e Shëndetësisë për Covid-19 janë shqetësuese. Drejtoresha e IShP-së, Albana Fico, thotë se nuk do të ngurojnë që të marrin masa shtesë. Ajo nënvizon se nuk ka ende një vendim konkret por në bazë të shifrave të koronavirusit gjithçka mund të ndryshojë.

”Më lejoni të shpreh ngushëllimet për familjarët që kanë humbur të dashurit e tyre. Shifrat e demonstrojnë situatën e vështirë ku jemi. Këto janë masa të mirëmenduara. Të gjithë faktorët janë diskutuar duke u bazuar në faktorë të ndryshëm. Në të gjithë këtë situatë që po kalojmë. Me shpejtësi janë vendosur në funksion kapacitetet testuese dhe ato spitalore. Spitali Covid 4 është gati së bashku me personelin mjekësor.

Një apel për qytetarët është që të mos ngurojnë të kërkojnë ndihmën e shërbimit mjekësor. Ka një moment për të qëndruar në shtëpi që e mbështet mjeku i familjes ndërsa ka dhe një moment që duhen shtruar në spital. Nuk do të ngurojmë që të marrim masa të tjera për të kufizuar transmetimin e këtij virusi. Pandemia nuk varet vetëm nga numri i të infektuarve”,-tha Fico.

Aktualisht janë 17 mijë qytetarë aktivë me koronavirus. Por për këtë Fico u shpreh se nuk është për tu shqetësuar pasi ato janë me simptoma të lehta ose ata që marrin trajtim në banesë. Sot ka filluar vaksinimi ndaj gripit i edukatorëve dhe mësuesve, Fico u shpreh se deri më tani ka pasur një interesim shumë të madh. Sipas saj kjo ka ardhur për shkak se qytetarët duan të mbrohen nga gripet stinore në mënyrë që të kufizojnë dhe infektimin nga koronavirusi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME