Categories Lajme

Rrjeti kriminal i shqiptarëve ‘mbushën’ Italinë me kokainë, media italiane: Duhet goditur ‘koka kryesore’ në Shqipëri

Pas çmontimit të rrjetit kriminal të tre grupeve të ndryshme shqiptarësh që furnizonin me kokainë zonën e L’Aquila-s në Itali, mbetet ende e hapur gjuetia për “regjisorin e fshehtë” që nga Shqipëria drejtonte organizatat, duke siguruar vazhdimisht një furnizim të pandërprerë me “shpërndarës serialë” droge. Kështu shkruan media italiane IlCapoluogo.it në një artikull të botuar.

Nuk ka përfunduar lufta kundër kokainës, e cila së fundmi shënoi një sukses të rëndësishëm për Prokurorinë e Distriktit Antimafia, Prokurorinë dhe Karabinierët e L’Aquila-s, që çmontuan tre grupe të ndryshme kriminale, kryesisht të përbëra nga shqiptarë, të cilët furnizonin me drogë “tregun e L’Aquila-s”.

Dje u zhvilluan seancat e marrjes në pyetje për personat, ndaj të cilëve u caktua masa e paraburgimit, në prani të avokatëve të tyre, mes të cilëve Mauro Ceci dhe Francesco Valentini. Në konferencën për shtyp, Prokuroria dhe Karabinierët nuk dhanë detaje mbi zhvillime të tjera të mundshme, por nga urdhrat e arrestit del qartë ekzistenca e një “kokën e vetme shqiptare”, e cila nga jashtë vendit drejton grupe kriminale të ndryshme, si ato të zbuluara në L’Aquila.

Pra, një lloj “fortese” në Shqipëri nga ku nis rrjeti i shpërndarësve të drogës drejt L’Aquila-s, por jo vetëm; në të njëjtat hetime në Abruzzo janë vërejtur lëvizje edhe drejt rajoneve të tjera italiane, sidomos Toskanës dhe Lazios. Është e vështirë të imagjinohet sa i shtrirë është ky rrjet dhe sa vende mund të përfshijë, por ajo që del qartë është se mënyra e funksionimit të kësaj “regjie të fshehtë” ishte identike në të tre grupet e hetuara.

Një nga elementët kryesorë të mënyrës së funksionimit të organizatës ishte furnizimi i vazhdueshëm me një lloj “fuqie punëtore të freskët”. Drejtuesit e tre grupeve nuk merreshin kurrë vetë me dorëzimet e drogës; ato u liheshin shpërndarësve të rinj. Krerët merreshin me furnizimin e kokainës, koordinimin e shpërndarësve dhe, në një nivel më të ulët  si në rastin e “Lupo”-s, i identifikuar si D. T., i lindur në 2001 – me kontaktet me klientët.

Ndërsa “në rrugë” dilnin më të rinjtë, shumica e të cilëve mbërrinin në Itali nga Shqipëria me vizë turistike. Pikërisht këtu u fokusuan hetimet. Hallka e fundit e zinxhirit nuk përbëhej nga persona që jetonin në L’Aquila apo Itali, por nga “turistë të kokainës”.

Arsyeja ishte sa e thjeshtë, aq edhe e zgjuar: shpërndarësit pajiseshin me makina me qira, kryesisht të marra në Romë dhe dërgoheshin te klientët me sasi të vogla kokaine, të ruajtura në banesa në periferi të L’Aquila-s dhe në fshatrat përreth. Këto sasi të vogla bënin që të rinjtë, zakonisht pa precedent penal, të liheshin të lirë menjëherë në rast kontrolli nga policia.

Pasi liroheshin, ata ktheheshin në Shqipëri dhe zëvendësoheshin nga të tjerë: identitete të reja, makina të tjera me qira dhe “lojërat” vazhdonin, duke i bërë hetimet jashtëzakonisht të vështira. Megjithatë, kjo nuk i dekurajoi Prokurorinë dhe Karabinierët, të cilët nuk u mjaftuan me arrestimin sporadik të shpërndarësve të vegjël duke lënë të paprekur rrjetin. Ata shkuan më thellë dhe çmontuan tre grupe kriminale të veçanta.

Tani sfida është të goditet “koka e vetme” që vepron në Shqipëri. Por këtu ndryshojnë aktorët dhe “rregullat e lojës”, pasi bëhet fjalë për një hetim ndërkombëtar. “Tanët” e kanë bërë pjesën e tyre më shumë se mirë. Tani duhet të aktivizohen edhe kanale të tjera, me një “asist” ideal pak metra larg vijës së portës, për të shkatërruar “fabrikën e shpërndarësve të drogës” jashtë territorit kombëtar.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME