Categories Lajme

Rrogozhina do të shkojë në përsëritje të zgjedhjeve, reagon kandidati i “BF”: E drejta shkoi në vend!

Pas vendimit të përsëritjen e zgjedhjeve në Rrogozhinë, ka reaguar kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për  këtë bashki.

Hoxha tha se prisnin edhe më shumë, pasi kërkesa ishte që të hiqej tabela me rezultatin e burgut dhe të shpallej rezultati me pjesën tjetër, por theksoi se e drejta shkoi në vend. Hoxha tha gjithashtu se qytetarët e Rrogozhinës janë gati që të dalin sërish në zgjedhje, ndërsa u shpreh i bindur në fitore.

“Prisnim edhe më shumë, por e drejta shkoi në vend sepse ajo ishte diçka shumë e hapur dhe flagrante dhe kryetari i bashkisë nuk mund të vendosej nga një kuti e krijuar jashtë rregullave dhe pa vendim KQZ. Kërkesa jonë ishte që të hiqej tabela me rezultatin e burgut dhe të shpallej rezultati me pjesën tjetër, por siç duket Kolegji e ka gjykuar kështu dhe u vendos që të përsëriten zgjedhjet duke e quajtur të pavlefshme kutinë e burgut dhe duke përsëritur zgjedhjet në gjithë bashkinë.

Unë deri këtu kam ardhur me mbështetjen e qytetarëve dhe kanë qenë ata që më kanë mbështetur çdo ditë. Mendoj se ata janë gati të dalin edhe njëherë në zgjedhje për të zgjedhur kryetarin e bashkisë. Ne problemin kryesor e kemi pasur me kutinë e burgut sepse është ngritur pa vendim KQZ dhe KZAZ. Është njëlloj sikur të mblidhen një grup njerëzish dhe të thonë hajde të ngremë një qendër votimi. Kjo ka qenë shkelje flagrante. Pastaj ka pasur edhe shkelje të tjera, nuk ka pasur rregulla fushate, janë ndarë lekë, janë shtruar rrugë”, tha Hoxha.

Ndërsa i pyetur nëse janë bërë denoncime për këto shkelje, ai u shpreh se kjo është njësoj sikur të bësh luftë me mullinjtë e erës.

“Ne presim që vota e qytetarëve të shkojë aty ku ishte nisur. Unë jam i bindur 100% se do kemi rezultat më të mirë dhe do shpallem fitues. Tentativa do të ketë dhe jam i sigurt që do ketë, por ne do bëjmë punën tonë. Por këtë radhë dimë ku janë pikat e dobëta,” tha Hoxha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME