Categories Lajme

Rruga që lidh Korçën me Beratin/ korridor i ri për turizmin dhe ekonominë

Një korridor i ri hapet për turizmin dhe ekonominë e dy qarqeve tona, Korçë e Berat, me investimin e ri që nis në infrsatrukturës rrugore midis këtyre dy zonave.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, kandidat për deputet i PS-së në qarkun e Korçës, bën të ditur se me mbështetjen e TAP po ndërtohet një nga akset rrugore, sa turistike as edhe historike sikurse është segmenti Qafa e Martës – Backë, që mundëson lidhjen Korçë – Skrapar – Berat.

“Më në fund ia dolëm të arrijmë mbështetjen nga TAP për të ndërtuar një segmentet rrugor, sa turistik aq edhe historik. Segmenti Qafa e Martës – Backë mundëson lidhjen Korçë – Skrapar – Berat”- shprehet Peleshi.

Peleshi shpreh falenderime për deputetet e këtyre dy qarqeve, ku kalon aksi rrugor, që lobuan për këtë projekt, ministrin e Turizmit dhe Mjedit Blendi Klosi dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe padyshim Malforin, drejtorin e TAP për Shqipërinë.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME