Categories Lajme

Rruga si nisi konflikti që filloi në Levan dhe vijoi në spital

Ngjarja në Fier që tronditi mbarë opinionin publik, nisi mbrëmjen e së shtunës në Levan. Dy familje u përfshinë në një konflikt në një lokal dhe pjesëtarët e tyre u plagosën me mjete të forta. Shkaqet janë ende të paqarta ndërsa mendohet se konfrontimi nisi për shkaqe banale, dhe dy familjet ishin përplasur edhe më herët. Të lënduarit u transportuan në urgjencën e pitalit të Fierit, ku ngjarja precipitoi me përdorimin e armës.

Njeri prej tyre i rrëmbeu armën policit që po ndihmonte në transmportimin e të lënduarve dhe plagosi një prej tyre. Bilanci është 5 të plagosur dhe 5 të arrestuar, ndërsa qyteti i Fierit u blindua nga policia pas ngjarjes së rëndë. Në Spitalin e Fierit ndodhen 5 të plagosur; Aleksandër Zhapaj dhe dy djemtë e tij, Aldi dhe Gentjan Zhapaj dhe në reanimacion vazhdojnë të qëndrojnë që prej mbrëmjes së të shtunës Klajdi Lamaj dhe Erlind Muçaj.

Në orët e para të mëngjesit të së dielës, në repartin e urgjencës janë paraqitur dy persona për të marrë mjekim, njëri prej të cilëve i plagosur me armë zjarri çifte. Daniel Braçe pasi ka marrë mjekimin e nevojshëm është shoqëruar nga uniformat blu në ambientet e paraburgimit. Ndërkohë edhe i ati Eqerem Brançe ka marrë ndihmë mjekësore pasi ishte me tension dhe takikardi.

Të plagosurit janë në mbikqyrje të rreptë nga forcat e policisë, që nuk lejojnë gazetarët për ti intervistuar. Në ambientet e spitalit të Fierit kishte prezencë të madhe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe punonjës policie, të cilët kontrollonin hyrjen e njerëzve në godinë. Për hetimin e kësaj ngjarje Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka ngritur një grup të posaçëm me Specialistë të Hetimit të Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME