Categories Lajme

Rrugët shqiptare të përgjakura, 39 të vde kur nga aksidentet në muajt shtator-tetor

Bilanc lufte në rrugët e Shqipërisë nga aksidentet me vdekje. Gjatë dy muajve të fundit u shënuan 39 viktima, 14 më shumë se shtator-tetori i 2018. Muaji më i përgjakshëm deri më tani ka qenë qershori me 26 viktima. Aksidentet rrugore shkaktojnë më shumë viktima në Shqipëri sesa vrasje, apo edhe humbjet e jetëve nga sëmundjet kancerogjene. Gjatë muajve shtator-tetor humbën jetën 39 persona duke shënuar një rritje të ndjeshme me të njëjtën periudhë të një viti më parë, me 25 viktima.

Nga 1 deri 26 të tetorit 2019 u shënuan 19 aksidente fatale. Tre viktima më shumë sesa tetori i 2018. Po kështu i lartë ka qenë edhe numri i të plagosurve rëndë dhe i aksidentetve në total. Viktimat nga aksidentet kanë shënuar rritje edhe pse masat ndëshkuese nga efektivët e policisë rrugore ishin të ashpra si; prangosje të drejtuesve të autmjeteve në gjendje të dehur apo edhe pezullim të lejeve të drejtimit.

Sipas Abc krahasuar me vendet e Bashkimit Europina numri i aksidenteve me vdekje në vendin tonë është disa herë më i lartë në raport popullsie. Trend rritje të aksidenteve me vdekje ka shënuar edhe muaji shtator. 20 persona humbën jetën, ndërsa në të njëjtën periudhë të një viti më parë humbën jetë 9 shtetas. Pjesa më e madhe e aksidenteve u shënua gjatë akseve kombëtare, si edhe autostradën Tiranë- Elbasan dhe Tiranë- Durrës.

Nga janari deri në fund të shtatorit vdiqën nga aksidentet rrugore 157 persona. Në 9-mujorin e 2018 shifra ishte 5 më pak. Ajo që shqetëson më tëpër specialistët e policisë së Qarkullimit Rrugor është fakti se gjatë muajve shtator tetor, në mbi 80 % të rasteve, aksidentet kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së gabuar të drejtuesit të mjetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME