Categories Lajme

“Rrumin e njihja dhe unë”/ Ish-drejtuesi i Policisë, Havari ‘vë poshtë’ Ndojan për dosjet e gjetura: Shkelje flagrante

Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Mit’hat Havari, u shpreh se prokurori Arjan Ndoja ka qenë në shkelje flagrante të ligjit që në momentin që shoqërohej me persona me preçedentë penël, duke përmendur këtu Land Muharremin, që ndryshe njihet si “Rrumi”.

I ftuar në “Repolitix”, Havari tha se përsa u përket dosjeve të gjetura në makinën e Ndojas, kjo gjë hedh dyshime mbi përfshirjen e prokurorit në ngjarje dhe persona me precedentë, pasi ligji i ndalon një prokurori të marrë dosjet në shtëpi.

“Që në momentin që një prokuror shoqërohet me persona me precedentë penalë, gjithçka mbyllet këtu. I gjithë shteti ju nënshtrua një djali të ri nga Durrësi. Nuk e dinte Ndoja se kush ishte ‘Rrumi’? Po atë e di un që jam qytetar i thjeshtë, e njoh dhe unë kush është, nuk e dika një prokuror!

Dhe dosjet, ndalohet marrja e dosjes me vetë në shtëpi. Dosja e ka vendin në zyrë, në kasafortë. Prokurori mund të shkojë të punojë jashtë orarit, por jo t’i marrë me vete në shtëpi,”- u shpreh Mit’hat Havari.

Atentati i 1 nëntorit, si u plagos prokurori me shoferin dhe mikun e tij, Landi Muharremi

Një skenë hollivudi e krimit shqiptar u përsërit të shtunën në vendin e njohur si Mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Makina tip “Benz”, ku po udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, ra pre e një atentati, pasi një makinë tjetër “Benz”, ngjyrë gri, nisi të qëllonte me breshëri, duke lënë të plagosur të tri personat që po udhëtonin në këtë makinë.

Prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij, ish-polici i Krujës Andi Maloku dhe një person i akuzuar për një sërë ngjarjesh kriminale, Landi Muharremi (Aleksandër Laho), ngelën të plagosur pasi ndaj tyre u qëlluan mbi 20 plumba.

Atentatorët dyshohet se janë një skuadër vrasësish me pagesë, ndërsa pak orë pas ngjarjes në Ishëm, u gjet makina e tyre e padjegur, dhe brenda ndodheshin dy armët e përdorura në këtë atentat, përkatësisht dy kallashnikovë AK-47. Dosja i ka kaluar prokurorit Anton Martini, ndërsa Ndoja ka thënë se nuk i njeh autorët e atentatit. Për këtë ngjarje janë shoqëruar në Polici Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe, të cilët pas dëshmisë janë lënë të lirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 26 Shtator 2026

Dashi Ka rrezik qe dita e sotme te jete disi e tensionuar sot për ju…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Tragjedia pas shembjes së godinës në Athinë, shqiptarët motër e vëlla mes viktimave

Identifikohen personat e tragjedisë në Athinë, që u gjendën nën rrënoja në godinën që u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK aksion në Shkodër e Tiranë për arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë, një në pranga

Finalizohet operacioni policor i koduar “Muri i Lartë”. Strukturat operacionale dhe hetimore të Policisë së…

LEXO ME SHUME