Categories Lajme

Rubini dëgjon për herë të pas ndërhyrjes që u bë në Shqipëri, Elvis Naçi bën të lumtur 7-vjeçarin dhe familjen e tij

Emisioni  “Shqiptarët për Shqiptarët” është rikthyer më në fund, këtë herë në një televizion tjetër, nga Neës 24 tek Abc News, por misioni mbetet i njejtë të ndihmojë dhe të bëjë të lumtur shumë familje shqiptare.

I tillë ka qenë dhe rasti i trajtuar dje, që i përloti të gjithë, si të pranishmit në studio por edhe njerëzit që e ndoqën nga ekrani. Vogëlushi i quajtur Rubin, ka prekur zemrat e shqiptarëve, pasi nuk dëgjonte.

Familja e 7-vjeçarit kërkoi ndihmë ë tek “Shqiptarët për Shqiptarët”, të cilët janë përgjigjur duke mundësuar operacionin e Rubinit.  Pas ndërhyrjes në Spitalin Amerikan në Tiranë, Rubinit i është kthyer dëgjimi.

E ëma e Rubinit, mes lotësh dhe emocionesh të shumta tregon mes zërit që i dridhet se si ëndrra e saj më e madhe, lutja që bënte cdo natë,  erdhi dita dhe momenti që më në fund iu bë realitet.

Gjatë emisionit live në “ABC” dhe “T7”, Rubini ka treguar se dëgjimin tashmë e ka mjaft të mirë. Elvisi dhe Sidriti i kanë bërë pyetje Rubinit, i cili u është përgjigjur të gjithave. Gëzimi në sytë Elvisit dhe Sidrit nuk ka koment dhe fjalë për ta përshkrruar.

Në fund Rubini merr një dhuratë speciale, një makinë lodër të cilën e kishte shumë dëshirë. Ai tani do ketë mundësi të dëgjojë dhe të jetë njësoj si gjithë bashkëmoshatarët e tij. Episodin e plotë mund ta ndiqni KETU

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Arrestohet një 33-vjeçar për plagosje

Policia e Tiranës ka ndaluar dy persona të dyshuar për ngjarje të ndryshme kriminale me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur! Ja gjendja e 21-vjeçarit të plagosur

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur!…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë në kantier

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME