Categories Lajme

Ruçi: Drejtësia vihet me ligje, jo me hak.marrje

Drejtësia ishte në qendër të dokumentarit të transmetuar në Kryesinë e Kuvendit në ditën e dytë të Festivalit të Filmit për të Drejtat e Njeriut. Në fjalën e tij, kreu i kuvendit Gramoz Ruçi apeloi për një drejtësi të bazuar mbi ligje dhe jo në hakmarrje.

Në shfaqjen e dokumentarit “Paqe përmes drejtësisë” i fokusuar në trashëgiminëe  sistemit të drejtësisë që la gjyqtari Thomas Buergenthal, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi u shpreh se drejtësia vihet me ligje dhe jo me hakmarrje.

Në fjalën e tij, Ruçi theksoi se ligjet e drejta e bëjnë të dobëtin të fortë.

Ruçi: Ligjet e drejta e bëjnë të dobtin të fortë, të pambrojturin të mbrojtur, të padrejtin të drejtë, të pavërtetin të vërtetë dhe ato e shpëtojnë jetën njerëzore nga agresionet, dhuna dhe rreziqet.

Ambasadori i OSBE-së, Bernd Boschard, kujtoi dhe viktimat e komunizmit në Shqipëri.

Boschard: Gjithnjë ekziston pyetja sesi të përballemi me krime të së kaluarës kur shtetet lëvizin nga sistemet totalitare qofshin ato komumniste apo fashiste, si mund të përballemi me një të kaluar djallëzore dhe cila është forma më e mirë për tu përballur me një të kaluar djallëzore që ndihmon në krijimin e një rendi të ri liberal? Si të kenë drejtësi viktimat, si të krijojnë një rrëfim të ri më çlirues? Duke parë dhe duke folur për këtë film rreth mesazheve të tij mbi përgjegjshmërinë dhe llogaridhënien nga këndvështrimi im është një hap transformues. Do të thotë që ende ka diçka që mund të diskutohet nga përfaqësuesit e shoqërisë shqiptare.

Në ditën e dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut, dokumentari “Paqe përmes drejtësisë” hodhi dritë mbi jetën dhe trashëgiminë e gjyqtarit Thomas Buergenthal.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U zbuluan nga përgjimet e Sky ECC, dërgohen për gjykim 4 personat që trafikuan 1 ton marijuanë

SPAK ka bërë të ditur se ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjykim dosjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Si parashikohet të jetë moti sot

Meteorologia Tanja Porja në A2 CNN është shprehur se ditën e sotme pritet një rënie…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dërgohet në gjyq dosja për 58-vjeçarin: Falsifikonte dokumente, pasaporta e vula të institucioneve shtetërore shqiptare e të huaja

Prokuroria e Korçës ka dërguar në gjyq dosjen për 58-vjeçarin me iniciale A. R., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi efektivin në shërbim, arrestohet 21-vjeçari! Si është gjendja e policit 30-vjeçar

Një efektiv policie në shërbim është aksidentuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 1 në kërkim në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar dhe proceduar 4 persona për akuza të ndryshme si drogë,…

LEXO ME SHUME