Categories Lajme

Ruçi, mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-kryeparlamentarit turk Akbulut

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër ngushëllimi kryetarit të Asamblesë së Madhe të Turqisë, Mustafa Şentop, për ndarjen nga jeta të Yildirim Akbulut, ish-kryetar i Asamblesë së Madhe dhe ish-kryeministër i Turqisë. “Me keqardhje mora lajmin për ndarjen nga jeta të Sh.T.Z. Yildirim Akbulut, ish-kryetar i Asamblesë së Madhe dhe ish-kryeministër i Turqisë.  Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, Ju, Asamblesë së Madhe, Qeverisë dhe popullit mik turk”, shkruan Ruçi.

“Z. Akbulut i shërbeu për një kohë të gjatë dhe me përkushtim shembullor atdheut të tij, Turqisë,  si parlamentar për pothuaj dy dekada, si edhe në detyrat e larta shtetërore si Kryetar i Asamblesë të Madhe, Kryeministër i Republikës së Turqisë, Ministër i Brendshëm dhe Kryetar i Partisë së Mëmëdheut”, thekson Ruçi. “Gjatë shërbimit të tij në detyrat e larta politike dhe shtetërore z. Akbulut ka kontribuar në zgjerimin dhe forcimin e  bashkëpunimit midis të dy vendeve tona.

Shtetarë e politikanë si i ndjeri Yildirim Akbulut do të kujtohen gjithnjë me nderim për shërbimin ndaj vendit si edhe për kontributin në forcimin e  miqësisë midis popullit turk dhe popullit shqiptar si edhe popujve të tjerë të rajonit”, shkruan në letër Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME