Categories Lajme

Akademia e Aviacionit do të ndërtohet në Vlorë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, “ne do të investohemi si shtet për të ndërtuar në Vlorë Akademinë e Aviacionit” Duke folur gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes për ndërtimin e Aeroportit të ri Ndërkombëtar të Vlorës, Rama tha se, “të gjitha këto porta do të bëjnë të mundur që ekonomia shqiptare në vitet e ardhshme të punojë me shumë më tepër kuaj fuqi. Dhe do të bëjnë të mundur që njerëzit këtu të kenë mundësi, jo vetëm për t’u punësuar, por mundësi punësimi cilësor”.

“Në aeroportin e Vlorës do të duhen njerëz që të njohin shumë zanate. Në hangarin e mirëmbajtjes së avionëve që është një industri tjetër dhe është komplet e re për Shqipërinë, do të duhen njerëz të trajnuar dhe me një krah shumë të kualifikuar pune. Vajza dhe djem që do të përfshihen në ëktë proces”, theksoi Rama. Prandaj, nënvizoi Rama, “paralelisht me këtë ne kemi folur edhe me Bacën Bexhet, ne do të investohemi si shtet për të ndërtuar në Vlorë Akademinë e Aviacionit.

Akademinë e Aviacionit që do të prodhojë ekspertët shqiptarë dhe deri tek pilotët shqiptarë. I kemi ndërtuar programet së bashku me partnerët dhe ne do të kemi një Akademi Aviacioni”. “Jemi sot në një moment kur realisht Shqipëria është, si ajo shprehja meqë jemi dhe muajin e Ramazanit, pas vuajtjes vjen lehtësimi. Sepse përtej pandemisë na është hapur një horizont i gjerë dhe tani na duhet vetëm të këmbëngulim me forcën e karakterit dhe të punojmë, të punojmë, të punojmë”, theksoi Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME