Categories Lajme

Shqipëria, 4 porte të reja turistike dhe 2 porte tregtare

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, përveç aeroporteve, Shqipëria do të ketë edhe 4 porte të reja turistike dhe 2 porte tregtare që do të fuqizojnë ekonominë. Duke folur gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes për ndërtimin e Aeroportit të ri Ndërkombëtar të Vlorës, Rama tha se, “Shqipëria do të bëhet një vend ku numri i turistëve, numri i vizitorëve do të rritet eksponencialisht”.

Rama theksoi se, “nuk janë vetëm këto 4 porta nga qielli, ku hyjnë edhe dy porta të vogla, aeroporti sportiv i Korçës dhe ai i Gjirokastrës, që janë aeroporte të një niveli krejt tjetër, që sidoqoftë janë përsëri mundësi për të hyrë”. “Dhe 4 portet e tjera nga deti. Porti turistik i Sarandës që ka nisur nga puna. Ai i Durrësit që e prezantuam dhe që është tanimë në përgatitje për kantierin. Ai i Vlorës dhe ai i Shëngjinit që uroj dhe shpresoj së bashku me Belindën ta bëjmë të mundur që të fillojë brenda vitit 2023”.

“Injorantët insistojnë se Shqipëria nuk ka nevojë për aeroporte. Shqipëria nuk ka nevojë për porte. Shqipëria ka nevojë për bukë. Ndërkohë që, e para njëherë, shqiptarët nuk kanë vuajtur për bukë qysh nga koha e Skëndërbeut. Për bukë në kuptimin e urisë, kurrë. Për arsye të vetë mënyrës sesi është e formësuar bashkësia shqiptare”, tha Rama. “Ne përveç porteve turistike do të kemi dhe dy porte të reja tregtare të Durrësit dhe të Vlorës. Portet janë fabrikat më të mëdha të bukës për një vend. Në kuptimin metaforik të fjalës dhe në këtë rast nuk flitet për bukë në kuptimin e ngushtë, por flitet për bukën e madhe të ekonomisë”, theksoi Rama.

“Kroacia ka 4 milionë banorë dhe është një nga plot shembujt që mund të sillen këtu. Ka 9 aeroporte. Është fuqia e 7 turistike e botës. Një vend i vogël, i cili megjithëse është një vend i bekuar dhe shumë i bukur, nuk e ka kurrsesi të plotë, siç e kemi ne, dhuratën që na ka bërë Zoti. Sepse Zoti Shqipërinë duket sikur e ka bërë ditën e dielë kur e ka pasur pushim. E ka qëndisur dhe në hapësirë kaq të vogël, ne kemi jo vetëm turizimin bregdetar të Kroacisë, por kemi kapacitete të jashtëzakonshme për turizmin malor, kemi kapacitete të jashtëzakonshme për agroturizmin”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME