Categories Lajme

Rudina Hajdari flet për kërcënimin: Tani jam më e qetë

Deputetja e “opozitë së re”, Rudina Hajdari është shprehur se është më e qetë, pasi kërkesa e saj drejtuar Kuvendit për marrjen e masave parandaluese në përgjigje të kërcënimit me jetë të pretenduar prej saj, u mor parasysh dhe “situata kaloi”.Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, Hajdari nuk preferoi të tregonte detaje rreth formës së kërcënimit dhe kanosësit. Hajdari tha se këtë informacion nuk donte ta ndante me publikun, për arsye se kishte ndjekur hapat e duhur për ta zgjidhur këtë problem. “Jam më e qetë. Ishte e rëndësishme që Kuvendi të ishte në dijeni të kërcënimeve. Besoj se tensionet ndonjëherë dhe ngrihen dhe kuptohet që ne duhet të jemi sa më të sigurt mos të kemi përballje fizike me të tjerë. Duhet të bëjmë çfarë është e mundur për të siguruar zyrat në Kuvend. Është një situatë që kaloi dhe shpresoj të mos përsëritet. Mbrojtja është  e domosdoshme për të gjithë ambientet, sicc ndodh në vendet e tjera. Nuk kam dëshirë të ndaj me publikun si kanë ardhur kërcënimet, unë kam ndjekur hapat e duhur për ta zgjidhur këtë problem”, tha Hajdari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME