Categories Politike

Rudina Hajdari ‘merr masat’ ndaj Korab Litës/ Përforcon grupin me 5 deputetë të rinj (EMRAT)

Grupit Parlamentar Demokrat është zgjeruar me pesë anëtarë të rinj. Konfirmimi është bërë në faqen zyrtare të Parlamentit, ku pesë deputetë janë bërë pjesë e Grupit Parlamentar Demokrat.

Ligoraq Karamelo, Krenar Rryci, Vasil Sterjovski, Majlinda Halilaj dhe Elda Hoti janë deputetët e rinj që i bashkohet grupit të drejtuar nga Rudina Hajdari.

Kjo lëvizje pritet të forcojë pozitat e Hajdarit përballë kundërshtarit të saj, Korab Lita, i cili pretendon se është votuar së fundmi në krye të këtij grupi.

Pak javë më parë, në emisionin “Top Talk” në Top Channel, Lita tha se pesë deputetë kishin kërkuar të bëhen pjesë e Grupit Parlamentar Demokrat, por ishin refuzuar. Ai theksoi se vendimi ishte marrë në bazë të rregullores së brendshme të grupit.

Pavarësisht kundërshtimit të Korab Litës, emrat e rinj janë zyrtarizuar në faqen e Parlamentit, por nuk dihet ende nëse ngërçi brenda grupit demokrat është kaluar. /Faxnews/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME