Categories Lajme

Rudina Hajdari nxjerr ftesën e Metës për datën e zgjedhjeve

Deputetja e Grupit Parlamentar Demokrat Rudina Hajdari ka zbuluar se edhe ajo është mes përfaqësuesve politikë të ftuar nga presidenti Ilir Meta për të diskutuar për datën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021. Hajdari do të ketë një takim me kreun e shtetit të premten e 4 shtatorit, në orën 17:30. Ajo kërkon ndihmë nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke kërkuar një medim prej tyre se cila do të ishte një datë e përshtatshme për zgjedhjes mes periudhës 15 prill – 15 Maj.

Letra e kreut të Shtetit i shkoi dje edhe kreut të qeverisë Edi Rama si dhe kryedemokratit Lulzim Basha, të cilët do të priten nga presidenti në orët e mesditës njëri pas tjetrit. Ky i fundit e konfirmoi prezencën në takim, ndërsa nuk dihet nëse kreu i qeverisë do të shkojë vetë në presidencë apo do të dërgojë një përfaqësues. Kreu i Shtetit tha sot se ftesa i kishte shkuar të gjithë drejtuesve politikë, por edhe kreut të Komisionit të Integrimit Europian.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME