Categories Lajme

“S’na thonë asgjë, dua ta çoj në shtëpi të japë shpirt”: Familjari i pacientes te Infektivi, i revoltuar

Familjarët e pacientëve të shtruar tek spitali Invektiv nuk marrin informacion për gjendjen shëndetësore të të afërmve të tyre. Një prej tyre tha për gazetarin Maksi Rama se ka vjehrrën të shtruar në Infektiv.

Ai dhe bashkëshortja e tij presin jashtë spitalit për të marrë informacion, ndërsa e vetmja gjë që iu është komunikuar është se e afërmja e tyre është përkeqësuar. Ajo prej tetë ditësh ndodhet e shtruar, ndërsa 3 ditët e fundit gjendja e saj është përkeqësuar dhe stafi mjekësor e ka intubuar.

Kam vjehrrën. Po bën 8 ditë që është shtruar. Nuk po di me kë të lidhem se po jep shpirt këtu. Është gjendje të keqe, por për çfarë ka vajtur ne gjendje të keqe këtë nuk e kuptojmë. Ka pasur siklete me zemrën. Tani me këtë sëmundjen e famshme, e kanë nxjerrë pozitiv. E kanë hedhur këtu dhe thonë që gjendja është përkeqësuar. Ankohet para tre ditësh që thoshte s’më kanë dhënë ujë. Ishte në vetëdije, tani nuk flet më. Para tre ditësh kam folur, tani jo.

E kanë vënë në intubim. Më përpara ishin këto infermierët nëpër cepa na jepnin informacion. Po bëjmë tre ditë që nuk po merremi vesh fare. I bënin presion edhe asaj që ishte mirë aty brenda. Qëndroj në hotel me lekë. Nusja ka gati 8 ditë këtu. Kërkoj vetëm ta marr njeriun dhe ta çoj në shtëpi, të japë shpirt. Po e vdesin njeriun me zor këtu. Këtu vetëm jep lekun dhe të japin një gotë ujë. Me këta nuk bëhet përpara”, shprehet ai. /abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME