Categories Lajme

VIDEO-EMRI \ Ruhej nga kushëriri me armë/ I shtrirë në tokë, me duart pas, arrestohet 27-vjeçari i shumëkërkuar për “Masakrën e Çoles”

Policia e Vlorës jep detaje për operacionin që çoi në arrestimin e 27-vjeçari Ani Begaj, i dënuar për vrasje të dyfishtë, në atë që njihej si “Masakra e Çoles”.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, në kuadër të masave të shtuara për sezonin turistik, bazuar në informacionet e siguruara nga shërbimet e specializuara se disa persona që mbanin armë zjarri me vete po qarkullonin me automjet, kanë organizuar dhe finalizuar operacioni “Chasing”, për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Pas lokalizimit të automjetit, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të tij, i cili nuk ka ndaluar, por ka vazhduar lëvizjen me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Si rezultat i këtij operacioni, pas ndekjes intensive të automjetit nga Policia, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë, në lagjen “Pavarësia”, i shtetasve:

-Ani Begaj, 27 vjeç, banues në Vlorë, i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 01.11.2016, e ka dënuar me 35 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ky shtetas, më datë 07.04.2015, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se në bashkëpunim me tre shtetas të tjerë, ka vrarë me armë zjarri shtetasit F. V. dhe H. R., pas një konflikti për motive të dobëta;

-E. B., 26 vjeç, banues në Vlorë, që shoqëronte dhe ruante shtetasin Ani Begaj.

Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, 26-vjeçarit iu gjet një armë zjarri pistoletë dhe 1 krehër me municion luftarak, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shiloh Jolie rikthen në vëmendje stilin e Angelina Jolie-t, detaji në pamjen e saj që po bën xhiron e rrjetit

Shiloh Jolie rikthen në vëmendje stilin e Angelina Jolie-t, detaji në pamjen e saj që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni në Europë/ Goditet mafia, 30 të arrestuar për bankën okulte dhe pastrimin e 68 milionë eurove

Operacioni në Europë/ Goditet mafia, 30 të arrestuar për bankën okulte dhe pastrimin e 68…

LEXO ME SHUME