Categories Lifestyle

Rukola gjethegjerë shqiptare, kushtet e kultivimit

Në zonën e Alpeve të Shqipërisë gjendet në florën e egër një varietet i veçantë i rukolës.

Kjo barishte i përket familjes Eruca sativa .Mill, dhe vilet për vite të tëra në kushte natyrore. Rukola e këtyre tokave karakterizohet nga një gjethe e gjerë të dhëmbëzuar dhe me një ngjyrë jeshile të errët.

Duke qenë se ajo vilet në natyrë, nga shfrytëzimi i tepërt po shkon në zhdukje, pra në formë të rrallë. Ama sipas të dhënave, fshatrat e kësaj zone kanë nisur ta kultivojnë.

Kushtet e kultivimit të rukolës gjethegjerë

Mbillet në ngastra tarrace të sheshta, me ekspozicion nga dielli, toka të thella e të pasura me lëndë organike, dhe me mundësi ujitjeje.

Mbjellja kryhet duar-duar, gjatë periudhës Mars-Tetor. Prodhimi vjen për tu vjelë 45 – 50 ditë pas mbirjes farës. Pas përgatitjes së mirë të tokës, mbillen farërat në brazdat e hapura me shatë.

Mbjellja e farës bëhet me dorë, në rreshta me largësi 25-30 cm dhe thellësi 1,5-2,0 cm; sasia e farës së nevojshme është 0.5 -1,0 kg /dynym. Kryhen ujitje, plehërime dhe prashitje e bimëve në mes rreshta.

Kjo bimë ka qëndrueshmëri të mirë ndaj sëmundjeve, temperaturave të ulëta dhe të larta. Jep prodhim të mirë e të qëndrueshëm. Preferohet për konsum të freskët në familje dhe për tregun lokal.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME