Categories Lajme

Rusia thotë se shumë shpejt nis vaksinimin e popullsisë kundër covid

Autoritetet thonë se “Sputnik V” është 100% e efektshme Vaksinimi në masë i popullsisë kundër koronavirusit me vaksinën ruse “Sputnik V” do të nisë në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.Aleksandër Gintsburg, drejtues i institutit Gamaleja në Moskë që zhvilloi këtë vaksinë, thotë për mediat vendase se kjo vaksinë është  100% efektive. Sipas Gintsburgut, vaksina mbron të vaksinuarit nga të gjitha sasitë e dozave të virusit me të cilat ata mund të jenë përballur. Kreu i institutit Gamaleja thotë se vaksina është në fazat përfundimtare të testeve, gjatë të cilave synohet të vërtetohet se vaksina nuk jep efekte anësore të rrezikshme. Sipas tij, Sputnik-V e ka vërtetuar këtë.

Të shtunën, revista prestigjoze shkencore Lanset publikoi një raport ku flitej për rezultatet pozitive të kësaj vaksine. Kjo trumpetohet edhe nga kreu i institutit Gamaleja. Megjithatë, në shkrimin e kësaj reviste citohen vetëm rezultatet e publikuara nga Ministria ruse e Shëndetësisë, që për OBSH-në janë prova të pamjaftueshme për t’i dhënë zyrtarisht Rusisë trofeun e vaksinës së parë kundër COVID-19 në botë. OBSH, por edhe qeveri e ekspertë të ndryshëm në Perëndim, hedhin dyshime për efektshmërinë e vaksinës, pasi thonë se Sputnik –V nuk i ka përfunduar ende të gjitha provat kilinike dhe autoritetet ruse janë nxituar në regjistrimin e kësaj vaksine. Injektimet e para të vaksinës do të nisin në Tetor me kategoritë më të rrezikuara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME