Categories Lajme

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, më 25 prill

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka caktuar datën e zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen Pranverën e vitit 2021. Kështu, Meta ka dekretuar të dielën e 25 Prillit si ditën kur shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e re. “Në mbështetje të nenit 65, pikat 1 dhe 2, 92 shkronja “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 8, 9, pikat 1dhe 4 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe pas konsultimit me partitë politike mbi caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë. Zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e diel, më datë 25 Prill 2021”.

Dy ditë më parë, Presidenti Meta priti në takime të ndara përfaqësuesit e partive politike në vend, me të cilët diskutoi për të vendosur datën e zgjedhjeve. Në këto takime, opozita kërkoi datën më të afërt që e lejon Kushtetuta, me argumentimin që “Qeveria Rama duhet të largohet sa më parë”. Ndërsa Kryeministri Edi Rama, mësohet se i komunikoi Presidentit Ilir Meta që të cakonte cilëndo datë me përjashtim të 2 Majit. Pas ndryshimeve që ju bënë Kodit Zgjedhor, periudhat zgjedhore janë dy; nga 15 Prilli në 15 Maj dhe nga 15 Tetori në 15 Nëntor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME