Categories Lajme

Sa e rrezikshme është terapia e paprovuar e antitrupave që mori Trump kundër Covid-19?

Presidenti Donald Trump mori një koktej eksperimental të antitrupave për Covid-19 pasi u diagnostikua me koronavirus. “Vjen një pikë kur skepticizmi duhet t’i leri vendin pragmatizmit në kohë  pandemie”, tha Leonard Schleifer, kreu i Regeneron, kompania e bioteknologjisë që po teston terapinë me antitrupa monoklonalë që mori Trump.

Por disa shkencëtarë janë të shqetësuar nga reagimi që mund të ketë organizmi i Trump, duke përmendur mundësinë se gjendja e tij mund të përkeqësohet edhe më shumë. Schleifer tha se duhet të presim të paktën një javë për të parë nëse situata e Trump do të përmirësohet. Disa burime për CNN kanë konfirmuar se Trump ka ethe dhe ndihet i lodhur.

“Unë mendoj se përdorimi i koktejlit eksperimental të antitrupave ishte zgjidhja e duhur,” tha shefi i Regeneron. “Nëse kemi më shumë  anë pozitive përkundrejt atyre negative nuk kemi pse të shqetësohemi.”

Disa të dhëna të mëparshme nga provat e trajtimit të antitrupave të publikuara në fillim të kësaj jave, treguan se terapia ishte efektive dhe kishte shumë pak efekte anësore. Schleifer tha se ishte Shtëpia e Bardhë që vendosi të provonte terapinë me antitrupa. “Mendoj se  Shtëpia e Bardhë ka ekspertët e saj dhe ata siguruar për vendimin që morën.  Ata e dinë që antitrupat monoklonalë janë efektive”,  tha ai. s.ba/abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME