Categories Lajme

Sa përqind e mjekëve janë infektuar? Mira Rakacolli tregon kush do testohet pas bluzave të bardha (Video)

Zëvendës Ministrja e Shëndetësisë, njëherazi dhe kryetarja e Komitteit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli, ka bërë me dije në Report TV se 8-9% të personelit mjekësor kanë rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit. I ftuar në “Repolitix” përballë gazetarit Denis Minga, Rakacolli tha se kjo përqindje tashmë ka krijuar imunitet. Ajo ka bërë një krahasim edhe me shtetet e tjera, duke sqaruar se në Shqipëri raporti i mjekëve të infektuar është më i ulët, por gjithsesi kjo nuk është një shifër përfundimtare. Pas mjëkëve, testimi do të nis me policinë e Shtetit që kanë qenë në terren si dhe punonjësit e postave.

“8-9% të personelit të testuar kanë qenë në kontakt me sëmundjen. Kjo përqindje ka krijuar imunitet tashmë…duket shifër e vogël por akoma nuk kemi numrin e caktuar të kampioneve për ta quajtur të përfunduar. Por edhe në vendet e tjera shkon diku te12-15 % .Nëse ky ritëm rastesh vazhdon duhet parë se ku do jenë rastet dhe si do të jenë vatrat. Në varësi mund të qëndrojmë si jemi ose mund të hapemi, por ngelet më varësi të numrave. Te aktivitetet sportive duhet të kemi kujdes dhe janë tepër te rrezikshme prandaj masat vlejnë sepse ka risk. Do vijojë t’u bëhet testi pas mjekëve, policëve, postës personave me risk”, tha ajo.

Ajo ka folur edhe për vatrën e re të krijuar në QSUT, ku një infermiere infektoi 13 mjekë e pacientë. Rakacoli theksoi janë marrë masat për izolimin e përhapjes së virusit.

“Tirana nga që ka më shumë popullsi, që nga faza e hapjes nuk duhet të tregonim mungesë kujdesi, pasi kjo sjell raste të reja. Rastet sot ishin zonë jashtë spitalit të infektivit. Rasti i një infermiereje të ditës së djeshme ishte infeksion i marrë jashtë spitalit. Ndërkohë, janë marrë të gjitha masat për izolimin e vatrës. Ne hymë te vendet që kemi situatë epidemiologjjike të mirë, kështu që duhet parë dhe ecuria për hapjen e aktiviteteve apo dhe fluturimeve. Nuk e dimë çfarë do ndodhi me këtë virus, pasi mund të dobësohet në verë, por edhe ndoshta jo. Kjo do të shihet në kohën e sezonit, por ne duhet të bëjmë kujdes”, përfundoi Rakacolli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME