Categories Sport

Sa serioz është Topi i Artë? Lineker i vë vulën!

Luka Modric fitoi Topin e Artë këtë vit dhe shumë njerëz gëzuan, sepse me ne fund çmimi i France Football doli nga monotonia Messi-Ronaldo.  Megjithatë, shumë të tjerë mbetën gojëhapur që Messi doli i pesti në renditjen e Topit të Artë dhe habia u kthye në zemërim apo ironi, kur u panë rezultatet, me Messin që mori 280 vota dhe Modric 753. Kaq i madh është hendeku mes tyre? Për të mbyllur debatin mendon Gary Lineker, legjendë e futbollit anglez, yll te Barcelona në rininë e vet dhe adhurues i Lionel Messit (kush nuk është?).

Tashmë në rolin e gazetarit, Lineker është i famshëm për batutat e tij dhe këtë radhë jep verdiktin e tij për Topin e Artë dhe vendin e pestë të Pleshtit: Shënuesi më i mirë në 5 kampionatet më të mëdhenj në 2018 ishte Messi, me 47 gola. Njeriu me më shumë asiste ishte Messi me 26. Ai është lojtari që ka shënuar më shumë gola me goditje dënimi nga çdo lojtar në histori me 5 ligat kryesore. Vendi i pestë në votimin e Topit të Artë”.

Shkurt e qartë!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME