Categories Lajme

“Sa të shëmtuara i ke vajzat”, Arjola Demiri i përgjigjet ndjekëses

Aktorja Arjola Demiri është përballur kohët e fundit me disa mesazhe në rrjete sociale, ku i komentonin vajzat.

“Si ka mundësi që i ke vajzat kaq të shëmtuara dhe nuk të kanë ngjarë fare?”, ka qenë mesazhi i një ndjekësi.

“Nuk kanë qenë të pakta këto mesazhe, duke i sulmuar edhe në rrjetet personale fëmijët në komente. Besoj se ka qenë person madhor sepse të shfrysh urrejtje ndaj fëmijëve është shkalla më e ulët e një njeriu që mund të sulmojë një personazh publik.

Që prej filmit “I love Tropoja” jam sulmuar shumë në rrjete sociale për shkak të bindjeve të mia, për shkak të zgjedhjeve të mia, për shkak të pamjes time të jashtme, dhe unë jam një person që nuk i vuaj thellësisht komentet negative.

Në shumicën e rasteve kam zgjedhur që t’i fshijë fare ose mos t’ju përgjigjem, por kohët e fundit janë bërë shumë të shpeshta. Sa më shumë sukses të kesh në jetë, aq më shumë do të sulmohesh nga njërëz që kanë smirë, xhelozi dhe mendësi të ulët”, thekon ajo.

Më tej aktorja ka treguar se ajo punon fort që fëmijët e saj të jenë të shëndetshëm dhe të zgjuar.

“Mesazhi ishte pak më i gjatë dhe thoshte që si ka mundësi që vajzat e tua janë kaq të shëmtuara dhe nuk të kanë ngjarë ty, si duket kanë ngjarë nga i ati.

Nuk e dhashë pjesën që ishte poshtë. Në të vërtetë fëmijët e mi ngjajnë shumë nga i ati dhe duhet theksuar se gjenetikisht është një rracë shumë e bukur, shumë e pastër, janë njerëz shumë të bukur së jashtmi. Unë kur kam qenë në moshën e vajzave të mia, kam qenë si ai rosaku i shëmtuar.

Fokusohem që fëmijët e mi të jenë të sjellshëm, punoj fort që fëmijët e mi të kenë një shpirt të bardhë, të kenë dhembshuri. Dhe për një prind nuk është e rëndësishme pamja e jashtme e fëmijës se sa është shëndeti dhe të jenë të zgjuar”, u shpreh aktorja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME