Categories Lifestyle

Sa zink i duhet organizmit çdo ditë

Zinku është një mineral shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e organizmit. Megjithatë, në shumë raste në akumulimi i tepërt i këtij minerali mund të shkaktojë dëme të mëdha në trupin e njeriut.Termi që përshkruan këtë problem është toksiciteti i zinkut që ndikon kryesisht tek stomaku dhe nëse bëhet kronike mund të prishë ekuilibrat e mineraleve të tjera në trup.

Toksiciteti i zinkut mund të ndodhë edhe rastësisht. Zinku është i pranishëm në shumë suplementë vitaminash e ushqyesish të tjerë. Nëse njeriu merr disa suplementë të ndryshëm, atëherë është më i rrezikuar nga tejkalimi i dozës ditore të lejueshme të zinkut. Njerëzit mund të preken nga toksiciteti edhe falë ambientit. Zinku gjendet në sasi të vogla tek uji, toka dhe ushqimet.

Simptomat e Toksicitetit të Zinkut Toksiciteti i zinkut mund të jetë akut ose kronik. Toksiciteti akut shfaqet me shenjat e mëposhtme:

Të përziera
Të vjella
Dhimbje stomaku
Diare
Konstipacion

Nëse një person merr sasi të mëdha të zinkut për një periudhë të gjatë, atëherë ai preket më lehtë nga toksiciteti i zinkut. Toksiciteti kronik shfaqet me shenjat e mëposhtme:

Nivele të ulëta të kolesterolit të mirë,
Imunitet të dobët,
Mungesë të bakrit
Dozat e Rekomanduara Ditore Të Zinkut
Dozat e mëposhtme janë certifikuar nga mjekët dhe ekspertët amerikanë të shëndetit.

Mosha 1-3 vjeç duhet të konsumojë 3 mg zink në ditë.

Mosha 4-8 vjeç duhet të konsumojë 5 mg zink në ditë.

Mosha 9-13 vjeç duhet të konsumojë 8 mg zink në ditë.

Djemtë e moshave 14-18 vjeç duhet të konsumojnë 11 mg zink në ditë.

Vajzat e moshave 14-18 vjeç duhet të konsumojnë 9 mg zink në ditë.

Djemtë e moshës mbi 19 vjeç duhet të konsumojnë 11 mg zink në ditë.

Vajzat e moshës mbi 19 vjeç duhet të konsumojnë 8 mg zink në ditë.

Ndërveprimet e Zinkut Me Medikamente Të Tjera
Zinku mund të ndëveprojë negativisht me disa medikamente.

Bëhet fjalë për kontraceptivët, ranitidinën, terapinë e estrogjenit etj. Pas marrjes së zinkut, njeriu duhet të presë të paktën dy orë përpara marrjes së një ilaçi apo suplementi tjetër. /AgroWeb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME