Categories Sport

Sacchi i “rreptë” ndaj Leao: Në skuadrën time nuk do të kishte asnjë shans si titullar

Padyshim kur përmendim skuadrën e Milan, emri i parë që na vjen në mendje është ai i “ylli” portugez, Rafael Leao, mirëpo “luzitani” ende nuk i ka ndezur “motorët” për këtë sezon, duke arritur të shënojë vetëm 3 gola e të asistojë 4 të tjerë, në 10 përballjet e para të këtij edicioni.

Mirëpo, teksa nga shumë tifozë shihet si “simboli” i Milan, në këto 3 sezonet e fundit, për teknikun “legjendar”, Arrigo Sacchi është komplet e kundërta, me këtë të fundit, që për mediat është shprehur se në kohën kur drejtonte “kuqezinjtë”, Leao nuk do të kishte asnjë shans për të hyrë në formacionin titullar.

“Për mua Milan është skuadra më e fortë në këtë sezon dhe sa i përket titullit, gjithçka varet nga vetë ata. Tani ata duhet të luajnë në grup sepse vetëm kështu mund ta vendosin në vështirësi kundërshtarin. Leao? Në skuadrën time nuk do të ishte titullar, i mungon karakteri që një lojtar duhet ta ketë që në fillimet e tij pasi më vonë është i vështirë për t’u fituar”,- tha tekniku italian.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME