Categories Lajme

Sali Berisha u drejtohet protestuesve me video-mesazh: Kishin llogaritur një vend pa opozitë, por ne u bashkuam!

Sali Berisha është shfaqur në protestën e opozitës nëpërmjet një video mesazhi, ku adresoi mijëra mbështetës të PD-së dhe qytetarë që protestojnë kundër qeverisë.

Berisha tha se Shqipëria sot gjendet në një lloj diktature të re, të bazuar në lidhjet e qeverisë me krimin. Ai denoncoi kapjen e të gjithë pushteteve nga Edi Rama, duke e quajtur qeverisjen e tij “një sundim dhjetë vjeçar”.  Berisha gjithashtu foli për shpopullimin e vendit dhe largimin masiv të shqiptarëve.

Ai tha se ka patur përpjekje të vazhdueshme për asgjësimin e opozitës në vend, por kjo nuk ka ndodhur dhe opozita është bashkuar.

“Fjala që po mbaj para jush ishte llogaritur të mos mbahej. Ky uragan që ka pushtuar Tiranën ishte llogaritur të mos ndodhte. Bashkimi ynë në diversitet ishte llogaritur të mos ndodhte. Shqipëria ishte llogaritur që sot, në vitin 2024 të ishte një vend pa opozitë. Jo një kështjellë e socializmit si dikur, por një narko-shtet pa opozitë”, tha ai.

“Ky 20 shkurt eklipson për nga rëndësia atë të vitit 1991 sepse sot nuk kemi përpara simbolet e një diktature të bazuar në doktrinën marksiste-leniniste, por përballemi me një lloj të re diktature, e cila bazohet në aleancën e pushtetit me krimin, në shndërrimin e votës në krim dhe krimit në votë, vjedhjen e lemerishme të qytetarëve nga pushtetarët dhe trafikun e qindra tonelatave drogë dhe narkoeuro”, tha Berisha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME