Categories Politike

“Sali ta qaj hallin…” , kryeministri Rama merr fjalën, opozita braktis seancën

Sapo kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën ditën e sotme në Kuvend, opozita ka vendosur që të braktisë seancën plenare.

Gjatë kohës që kryeministri mori fjalën, ju drejtua ish kryeministrit Sali Berisha teksa po largohej bashkë me deputetët e opozitës “Sali ta qaj hallin me atë mesazh që ke marrë, Sali! Nejse!”- ndërkohë që filloi fjalimin e tij.

Pas fjalimit të Fatmir Mediut, Monika Kryemadhit dhe të Lulzim Bashës, opozita vendosi që të braktisë seancën plenare gjatë kohës që kryeministri Edi Rama mori fjalën për t’ju kundërpëgjigjur akuzave të tyre.

Ai u shpreh se kjo vjen për shkak se Partia Socialiste është një parti që është e hapur për të gjithë që mund të shërbejnë, ndërsa tha se me këtë qeveri, opozita për një fgarë kohe nuk ka asnjë mundësi që të hedhë baltë.

“Po e nis nga shprehja brutale dhe e neveritshme e kryetarit të PD-së në këtë foltore, që iu drejtua zonjave në podiumin e qeverisë, duke thënë me fjalë të pa menduara atë që është problemi i tij dhe problemi i tyre. Nuk kanë të paktën për disa kohë asnjë mundësi që të hedhin baltë. Zero! Sepse kush është bashkuar me ne në qeveri duke ardhur nga të tjera drejtime ka një karrierë profesionale dhe ka një integritet të padiskutueshëm, dhe mishëron atë që jemi ne, atë që PS ka qenë kohë më parë dhe atë që e ka bërë atë krejtësisht të ndryshme nga këto partitë e tjera dhe që ka mundësuar ripërtëritjen e vazhdueshme të saj dhe të qenit një platformë për këdo që ka diçka për të dhënë”, – tha Kryeministri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME