Categories Politike

Berisha: Presidenti Rugova, Gandi i Ballkanit dhe Evropës

Ish-kryeministri Berisha, përmes një statusi në Facebook, kujton ish-presidentin Rugova duke e cilësuar si arkitekti i Kosovës së lirë dhe të pavarur, themeluesi i shtetit të saj, burri mendjendritur i kombit tonë, Gandi i Ballkanit dhe Europës.

Ai me vendosmëri do të udhëhiqte popullin e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë, shkruan Berisha.

Ja postimi i plotë:

Një nderim për presidentin Rugova!

Te dashur miq, 13 vite më parë, më 21 janar të vitit 2006 mbylli sytë përgjithmonë arkitekti i Kosovës së lirë dhe të pavarur, themeluesi i shtetit të saj, burri mendjendritur i kombit tonë, Gandi i Ballkanit dhe Europës, miku im i paharruar, Presidenti Ibrahim Rugova.

Presidenti Ibrahim Rugova në kushtet e terrorit me të zi dhe pushtimit më të egër, aparteidit dhe segregacionit ekstrem, me një guxim epik dhe vizion ndriçues, drite, themeloi shtetin dhe pushtetin paralel të shqiptarëve, qytetarëve më të shtypur të Europës. Gjeni i mendimit atdhetar shqiptar dhe qëndresës paqësore legjendare, Presidenti Rugova do të përfaqësonte çështjen e drejtë të qytetarëve të Kosovës dhe do të vendoste atë në agjendën e kancelarive të mëdha perëndimore. Ai me vendosmëri do të udhëhiqte popullin e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë. Së bashku me luftën, gjakun, sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe mijëra e mijëra luftëtarëve dhe të rendeve për liri si dhe ofensivën e fuqishme të NATO-s kundër kasapit të Ballkanit, Presidenti Rugova do të bënte realitet Kosovën e lirë dhe të pavarur.

Sot pas 13 viteve, kur argatët e Beogradit në Prishtinë dhe Tiranë, për hir të Serbisë së Madhe duan të çbëjnë projektin e tij gjenial, shpirti i Presidentit Rugova fton çdo shqiptar të vërtetë të ngrihen fuqishëm në mbrojtje të sovranitetit, integritetit territorial, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës dhe të fshijnë nga faqja e dheut në Tiranë dhe Prishtinë pushtetin e argatëve të Beogradit dhe t’ju rezervojnë atyre fundin që meritojnë, koshin e plehrave të tradhtarëve të kombit tonë. sb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME