Categories Lajme

Superoperacioni antidrogë në Spanjë, shkatërrohet laboratori më i madh i kokainës. 11 të arrestuar mes tyre dhe shqiptarë

Autoritetet spanjolle kanë arritur të godasin një nga laboratorët më të mëdhenj të drogës në Europë, ku janë sekuestruar 3 tonë kokainë.

Mediet spanjolle raportojnë se droga e sekuestruar është gjetur në Valencia të El Puig, ndërsa laboratori ruhej 24 orë nga një grup maroken.

Nga ky superoperacion, janë arrestuar 11 persona në 6 provinca të ndryshme duke përfshirë Madridin, Malagën, Toledon, Valencian, Valladolidin dhe Pontevedrën dhe ishin nga kombësi të ndryshme spanjollë, kolumbianë dhe shqiptarë të cilët dyshohet se janë pjesë e një bande të sofistikuar kriminale, të cilët përdorën kontenierë të transportit për të fshehur mallin e tyre.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se janë sekuestruar edhe rreth 8,500 litra kimikate të nevojshme për prodhimin e narkotikëve të cilat ishin fshehur në 10 prona të ndryshme. Veç këtyre janë sekuestruar edhe katër makina, një furgon, një motor, një revolver 6mm me një kuti me 47 fishekë, pajisje kompjuterike, telefona dhe para kesh.

Kjo organizatë kriminale kishte si qëllim përfundimtar prokurimin dhe shpërndarjen e drogës, për të cilën kishte një strukturë të madhe biznesi që ishte përgjegjëse për importimin e kontejnerëve detarë të kontaminuar me kernel palmë, një produkt me të cilin ata maskuan drogën me qëllim që të kapërcejnë lehtë Doganat dhe kontrollet sanitare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME