Categories Lajme

Balluku “gris” koncesionin e Gjiknurit, anullohet autostrada 220 milionëshe!

Ministrja e re e Infrastrukturës, Energjisë dhe Transporteve, Belinda Balluku ka ndërprerë koncesionin për ndërtimin e aksit rrugor Thumanë-Kashar.

Në deklaratën e saj të parë për mediat, ministrja Balluku bëri me dije se ky partneritet u ndërpre për shkak të Paktit për Universitetin.

Sikurse tha ajo, fondet e planifikuar për këtë rrugë do të përdoren për Universitetin, në kuadër të vendimeve të reja që u morën pas protestës së studentëve.

“Ky është komunikimi im  i parë zyrtar. Uroj që të kemi një bashkëpunim të shkëlqyer. Kam vendosur të bëj ndërprejen e Partneritetit Publik-Privat  të aksit Kashar -Thumanë. Buxhetin e saj do t’ia dedikojmë Paktit për Universitetit. Për ne ky aks vazhdon të jetë i rëndësishëm”, u shpreh ajo.

Ministrja tha se qeveria nuk do të heqë dorë nga ndërtimi i këtij aksi

“Natyrisht, ne nuk do të heqim dorë nga ndërtimi i këtij aksi, aq më tepër që projekti është gati”

Thumanë-Fushë Krujë-Vorë-Kashar u vendos të ndërtohej në korrik të 2018-s nga kompania “Gener 2”, e cila ofroi për ndërtim dhe mirëmbajtje gjithsej 225.821.553 euro, nga 245 milionë euro që ishte fondi limit i vendosur nga qeveria në nisje të procedurës së prokurimit.

Ndërtimi i këtij aksi është shoqëruar vazhdimisht me akuza për shkak të kostove të tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME