Categories Sport

“Samiti” me babain e kapitenit, zbulohet oferta e Bartomeut për Messin

Në fillim të këtij muaji, pas humbjes poshtëruese 8-2 të Barcelonës ndaj Bayern Munich, në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, filluan të dilnin lajmet se Messi e kishte informuar skuadrën katalanase se dëshiron të largohet. Çështja kryesore në çdo largim të mundshëm, sidoqoftë, vjen në formën e kontratës së superstarit argjentinas, e cila kuptohet se ruan një klauzolë, në bazë të cilës mund të ikë falas në fund të çdo sezoni, me kusht që të bëjë njoftimin e duhur të klubit. Për ta përdorur këtë klauzolë gjatë një sezoni normale, Messi kërkohet ta informojë Barçën për dëshirën e tij në maj. Këtë vit, megjithatë, për shkak të pandemisë, Barcelona beson se ylli i saj duhej ta kishte bërë këtë në qershor. Si rezultat, klubi Blaugrana pohon se klauzola e lirimit të Messit prej 700 milionë eurosh është ende aktive.

Ky qëndrim më pas u mbështet zyrtarisht nga La Liga, gjatë fundjavës, me nënvizimin e klauzolës së lartpërmendur të lirimit. Pra, kjo kaluzolë duket se përfaqëson rrugën e vetme të largimit të gjashtë herë fituesit të “Topit të Artë” nga “Camp Nou”, aktualisht. Barcelona është e vendosur në qëndrimin e saj, ndaj një takim midis babait dhe menaxherit të Messit, Jorge, thuhet se do të zhvillohet më vonë, këtë javë. E mërkura ishte data, që fillimisht u raportua për bisedimet në fjalë, megjithëse disa informacione të tjera saktësojnë se mund të jetë e enjtja.

Pavarësisht nga data, siç u përmend më lart, kohët e fundit kanë dalë në dritë disa njohuri për atë që do të ndodhë gjatë takimit. Sipas korrespodentit të ESPN në Barcelonë, presidenti Josep Maria Bartomeu është i vendosur t’i ofrojë Messit një marrëveshje të re 2-vjeçare gjatë bisedimeve. Sidoqoftë, Jorge do të kërkojë që Messi të lejohet të largohet falas. Pavarësisht se çfarë mund të ndodhë në takim, duket sikur Messi beson se koha e tij në “Camp Nou” ka mbaruar. Kapiteni nuk është paraqitur tashmë në testin e skuadrës për Covid-19, gjatë fundjavës, mungoi edhe në e trajnimin e së hënës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME