Categories Kuzhina

Sanduiçi më i mirë të cilin do ta provosh ndonjëherë

Përgatit nga përbërësit e zakonshëm diçka të pazakonshme dhe do të arrish të kesh kombinim magjik krokant, kore të arta nga jashtë dhe djathë të shkrirë nga brenda. Mund të themi që ai është hibrid i tostit francez dhe proshutës klasike të sandviçit me djathë,

Përbërësit:

– 4 feta buke për tost;
– 2 lugë majonezë;
– 1 lugë mustardë;
– 4 feta proshutë;
– 4 feta mish të tymosur gjeldeti;
– 2 feta emmentaler apo gauda;
– 2 vezë;
– 240 ml qumësht;
– 2 lugë gjalpë;
– sheqer pluhur.

Përgatitja:

Bukën për tost lyeni me majonezë dhe mustardë. Pastaj radhisni djathin, proshutën, mishin e tymosur të gjeldetit midis dy fetave të bukës. Tundni vezët me qumësht dhe në to njomni sandviçin nga të dy anët. Nxehni tavën, shtoni gjalpin dhe kur të shkrihet do të pjekni sandviçë derisa të marrin ngjyrën e artë nga të dy anët.

Kur të jetë fërguar sandviçi, hiqeni nga pjata dhe priteni në diagonale. Qitni pak sheqer pluhur. Më të guximshmit mund t’i qesin sipër mjaltë apo marmelatë nga dredhëzat. Shërbeji menjëherë derisa të jenë të nxehtë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME