Categories Turizëm

Saranda edhe në nëntor destinacion i rreth 2 mijë turistëve me kroçerën “Msc Sinfonia”

Saranda edhe në muajin nëntor vijon të jetë destinacion i turistëve të huaj, të cilët udhëtojnë me kroçera drejt qytetit bregdetar. Porti i Sarandës bën të ditur për ATSH-në se “dje mbërriti kroçera “Msc Sinfonia” me rreth 1980 turistë në bord, që vijnë nga vende si Austria, Belgjika, Brazili, Bullgaria, Danimarka, Gjermania, Hungaria, Irani, Italia, Spanja, Zvicra, Ekuadori, Polonia, Rusia, Uruguaji, Zelanda e Re”.

Sipas portit, kroçera erdhi nga Santorini dhe do të shkoj në portin e Dubrovnikut, Kroaci.
Turistët vizituan pikat turistike të Sarandës si parkun e Butrintit dhe Syrin e Kaltër. Sipas portit, kjo kroçerë do të vizitojë qytetin e Sarandës edhe disa herë të tjera brenda këtij viti.

Në 30 tetor të këtij viti kroçera “Msc Sinfonia” solli në Sarandë rreth 2291 turistë nga vende të ndryshme të botës. Për vitin 2019 porti i Sarandës është rezervuar nga 42 kroçera, që do të prekin qytetin dhe do të vizitojnë pikat turistike të tij.

Saranda njihet për plazhet mahnitëse dhe ujin si kristal. Përveç diellit e plazhit, Saranda veçohet dhe për historinë dhe kulturën e saj: e magjishme është kalaja e Lëkurësit, ndërsa Parku Arkeologjik i Butrintit nxit kureshtjen e turistëve të shumtë me historinë e tij mijëravjeçare./k.s/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

“Shqipëria princeshë e re e Lindjes”, Rama: Revista në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë!

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME