Categories Lajme

Saranda edhe në nëntor destinacion i rreth 2 mijë turistëve me kroçerën “Msc Sinfonia”

Saranda edhe në muajin nëntor vijon të jetë destinacion i turistëve të huaj, të cilët udhëtojnë me kroçera drejt qytetit bregdetar.Porti i Sarandës bën të ditur për ATSH-në se “dje mbërriti kroçera “Msc Sinfonia” me rreth 1980 turistë në bord, që vijnë nga vende si Austria, Belgjika, Brazili, Bullgaria, Danimarka, Gjermania, Hungaria, Irani, Italia, Spanja, Zvicra, Ekuadori, Polonia, Rusia, Uruguaji, Zelanda e Re”. Sipas portit, kroçera erdhi nga Santorini dhe do të shkoj në portin e Dubrovnikut, Kroaci.
Turistët vizituan pikat turistike të Sarandës si parkun e Butrintit dhe Syrin e Kaltër.Sipas portit, kjo kroçerë do të vizitojë qytetin e Sarandës edhe disa herë të tjera brenda këtij viti.

Në 30 tetor të këtij viti kroçera “Msc Sinfonia” solli në Sarandë rreth 2291 turistë nga vende të ndryshme të botës.Për vitin 2019 porti i Sarandës është rezervuar nga 42 kroçera, që do të prekin qytetin dhe do të vizitojnë pikat turistike të tij.Saranda njihet për plazhet mahnitëse dhe ujin si kristal. Përveç diellit e plazhit, Saranda veçohet dhe për historinë dhe kulturën e saj: e magjishme është kalaja e Lëkurësit, ndërsa Parku Arkeologjik i Butrintit nxit kureshtjen e turistëve të shumtë me historinë e tij mijëravjeçare./atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME