Categories Lajme

Sarandë, ndërron jetë ish-kryetari i komunës Livadhja

Irodhi Dalani ka humbur jetën pas aksidentit tragjik të ndodhur mëngjesin e sotëm në Karahaxh, ku automjeti i tij është përplasur me një tjetër mjet në aksin rrugor Sarandë – Delvinë.

Pavarësisht se është dërguar për mjekim drejt Janinës, Irodhi nuk ka mundur të mbijetojë.

Irodhi Dalani ka qenë kryetar i Komunës Livadhja dhe ushtronte aktivitet në përpunimin e qumështit.

“Mëngjesin e sotëm, në vendin e quajtur “Ura e Gajtarit”, në Delvinë, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin I. D., 61 vjeç, banues së Sarandë, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin N. B., 26 vjeç, banues në Delvinë.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët janë dërguar në spitalin e Sarandës, për të marrë mjekim.

Disa orë pas aksidentit, shtetasi I. D. ka humbur jetën gjatë kohës që po transportohej në Greqi, për mjekim më të specializuar.

Në vijim të veprimeve procedurale, është arrestuar në flagrancë drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi N. B.

Grupi hetimor vijon punën per sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, citon policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME