Categories Lajme

Sarandë, plagoset me mjet prerës 20-vjeçari, punonjës parkimi në një kompleks turistik

Plagosi me mjet të mprehtë një 20-vjeçar, shoqërohet autori i dyshuar i ngjarjes. Ka mbërritur i plagosur në spitali e Sarandës  një 20-vjeçar me emrin Aurel Shino. Mësohet se Shino është një punonjës parkimi në një kompleks turistik në Sarandë.20-vjecari ka marrë plagë me thikë në anën e majtë poshtë brinjëve në rrugën “Turizën- Kanali i Cukës”.

Sipas policisë ai është plagosur nga shtetasi me iniciale, O. L, 23 vjeç, banues në Sarandë. Ai ka tentuar të shkojë në spital por për shkak të plagëve ka ndaluar pasi ka përshkuar rreth 1 km dhe më pas është marrë  nga një mjet i rastit që e ka çuar në spital. 20-vjeçari Aurel Shino është banor i fshatit Vllahat, bashkia Delvinë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së njoftimit rreth orës 19:30, se në rrugën Butrinti, Sarandë, ishte goditur me mjet të mprehtë shtetasi A. SH., menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta e profesionale bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme procedurale të shtetasit  O. L, 23 vjeç, banues në Sarandë. Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti, për motive të dobëta, ka goditur me mjet të mprehtë A. SH., 20 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.” – njofton policia. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje \ E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi , ish-partneren e tij 45-vjeçare

Pamjet e sigurisë kanë regjistruar lëvizjet e 48-vjeçarit para krimit. Policia po heton kërcënimet, plumbat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i dy personave, Po hetohet edhe një grup tjetër kriminal në zonën e Sukthit

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin e një ditë më parë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentohen tre makina në autostradën Levan-Tepelenë, një person i plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin e autostradës Levan-Tepelenë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pesë kombinime ushqimesh që po dëmtojnë në heshtje shëndetin tuaj

Djathë dhe krisurë, peshk me patate të skuqura, salsiçe me pure patatesh. Disa ushqime thjesht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 40-vjeçari në Palasë, i gjendet armë zjarri dhe municion

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Palasë, pasi dyshohet se ka dhunuar…

LEXO ME SHUME