Categories Opinion

Braçe denoncon kompanitë jo banka që japin kredi: Po grabisin njerëzit me kontrata të dyshimta

Nga Erion Braçe

Jeni ndjere, te mashtruar dhe grabitur me borxh te shpejte? Urdheroni lexoni ne foton e dyte; Eshte mesazhi qe mora sot nga nje student qe edhe punon. Ka marr nje borxh te shpejte ne nje institucion financiar borxhi, jo banke dhe borxhi po e mbyt!

E zuri kriza e Covid ne 2019-2020, nuk mundi te vijonte pagesat e rregullta nga shtatori ne janar, vune ne levizje permbarimin, tani i kerkojne dyfishin e borxhit te marre, i bllokojne rrogen duke e zhytyr ne nje grope edhe me te thelle se ajo ku ishte kur mori nje borxh te shpejte! Kush i mbron keta te rinj, studente? Askush! Jane nen kamxhikun e ashper te ketyre institucioneve financiare te borxhit. Askush nuk e di sa shume jane! Po flas vetem per keto institucione,  ne periferi te mbikqyrjes financiare por te shtrira kudo ne lagje qytetesh te medha,  ne qytete te vogla, madje deri neper fshatra.

Jane kthyer ne makth borxhet e tyre te shpejta, me kontrata te paqarta, te dyshimta e qe ne fund qytetaret ppr edhe bujqit i shquajne si grabitje! Duhen mbrojtur njerezit,nuk mund te grabiten keshtu! Deri tani, nuk ka asnje institucion te qarte qe mbron konsumatorin financiar nga keto institucione, nga keto borxhe dhe procedura qe duken ai grabitje.

Nuk ka as transparence, as qartesi! Duhet te ndertojme nje agjenci te re, publike, e cila te mbroj konsumatorin nga borxhe te tilla, te dyshimta e jo te qarta, te institucioneve jo banka por edhe te bankave vete! Duhet bere tani para se rreshti i njerezve nen kete rregjim borxhi te behet shume shume i gjate dhe fatalist!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Pse çunat duhet të dalin me çunat

Nga Blendi Salaj Ky është një shkrim për burrat e sotëm, për moshatarët e mi…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

“Nuk dua të vijë dita, kur në Shqipëri të na thonë: Nuk lejohet për shqiptarët”

Në “Tregimin e ditës” në Youtube, Rudina Xhunga foli për vizitën në Koman, ku në…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Çamëria gurëthemel i Shqipërisë etnike

Çamëria gurëthemel i Shqipërisë etnike. Nga Azgan Haklaj Ajo është pjesë e trungut kombëtar shqiptar…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Hysni Sharra, një shans për Vlorën europiane, patriotike dhe dinjitoze

Nga Nikola Kedhi Përgjatë dekadës së fundit, të paktë kanë qenë kandidatët për deputetë, këshilla…

LEXO ME SHUME